Kylie Jenner del publikisht për herë të parë me të dashurin e ri!

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet e bënë publike romancën e tyre të hënën, teksa u fotografuan së bashku për herë të parë në koncertin e Beyonce-s në Los Anxhelos.

Ylli i reality-show 25 vjeç, dhe aktori i ‘Call Me By Your Name’, 27 vjeç, u panë duke folur dhe flirtuar në stadiumin SoFi në Ingleëood në një video të shpërndarë në mediat sociale, në turneun LA Renaissance të Beyonce.

Ndërsa manjatja linjës kozmetike bisedonte me të dashurin e saj të përfolur, ai u pa duke pirë një cigare.

Dyshja dukej se po kalonin një kohë të mrekullueshme, me Kylie duke qeshur dhe duke e kthyer kokën pas diçkaje që aktori tha në një moment.

Kylie kishte veshur një fustan corset pa mëngë dhe i kishte kapur flokët e saj me një model elegant. Ndërkohë, aktori hollivudian kishte një pamje tërësisht të zezë të përbërë nga një hoodie me kapuç dhe një kapele bejsbolli e zezë.

Koncerti i Beyonce, i cili u zhvillua në ditëlindjen e 42-të të këngëtares tërhoqi një numër yjesh të A listës botërore, duke përfshirë Adele, Justin Bieber dhe Hailey Bieber, Zendaya dhe Tom Holland, si dhe Kim Kardashian.

Bordo