Kylie Jenner bie nga “froni” i Instagram-it, The Rock paguhet më shumë se 1 milion dollarë për një postim
Ndërkohë që shumica prej nesh poston foto nga pushimet në Instagram për të marrë disa pëlqime nga miqtë, disa njerëz, që ndodh të jenë yje ndërkombëtarë të showbiz-it, paguhen për një postim të sponsorizuar aq sa ne nuk do paguhemi për vite me rradhë.
Për një kohë të gjatë, më e paguara e Instagram-it ka qenë sigurisht Kylie Jenner, e cila ka më shumë se 183 milionë ndjekës në këtë rrjet social. Këtë vit gjithsesi ajo ja ka lënë “fronin” aktorit Dwayne “The Rock” Johnson. Ish-pjesëtari i WWE, tashmë aktor i suksesshëm, ka 188 milionë ndjekës në Instagram dhe fitimet e tij janë rritur me 15% që nga viti i kaluar.
Lista e “Hopper HQ” e personazheve më të pasur të Instagram-it, tregon se Johnson paguhet më shuëm se 1 milionë dollarë për një postim të sponsorizuar në këtë platformë. 22-vjeçarja Jenner për të njejtën gjë merr rreth 980 mijë dollarë, duke pësuar rënie nga vjet. Kujtojmë se pjesëtarja e klanit Kardshian/Jenner pak kohë më parë u hoq nga lista e miliarderëve të Forbes, ndërkohë që ditën e sotme motra e saj, Kim Kardashian, arriti të futej në listë për herë të parë.
Në listën e më të pasurve të Instagram-it është edhe Cristiano Ronaldo, i cili edhe pse ka më shumë ndjekës se të sipër përmendurit, merr rreth 889 mijë dollarë për një postim të sponsorizuar. Top 10 është kjo:
/News31.al