“Ky nuk është Big Brother i grave”, opinionistja e “Për’puthen” kritikon ashpër banoret e BBV3

Debati i ashpër mes Rikes dhe Eglës ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Një ndër personazhet që ka kritikuar ashpër këtë veprim por jo vetëm, është Neda Balluku.

Përmes një postimi të bërë në profilin e saj zyrtar në Instagram, opinionistja e “Për’Puthen” ka shkruar se ky nuk është Big Brother i grave, ashtu sic është konsideruar nga pjesa më e madhe.

Ja çfarë shkruan Neda:

Ky nuk është Big Brother i grave dhe nuk ka qenë kurrë. Gra që zihen për brekë, për hallvë, për tigane, për pjata, për lule, për llafe, për shishen, për cigaret, për lavatriçen, për një listë të pafundme gjërash që do bënin sens vetëm për një enumeracion idiotsirash që nuk kanë lidhje me lojë e fuqi.

Janë të dobëta. Boshe. Pa përmbajtje. Pa fjalor. Pa fuqi. Pa karakter. Dhe nuk ja kanë haberin ku janë futur.

Sa guxon të ndjesh dhembshuri për historinë e njërës, të nesërmen të shpërthen pa filtra në sharje e ofendime si në vagonet e trenave në fillim vitet ’90, të përdhunuar nga gurët e demokracisë.

Sapo ndjen të duartrokasësh ndonjë argument fitues, apo koherencë sjelljeje, të nisin lojëra me vaj të nxehtë e me ujëra e lule fytyrës dhe të vërtiten imazhet nga Mimoza llastica deri tek Crudelia De Mon.

Sapo ndjen t’i vlerësosh shijen në mbajtje e veshje, në darkë është duke i numëruar dashnorët shoqes duke e kthyer turpin e kurvës në institucion që duhet normalizuar.

Sapo ke tharë lotët nga sytë për bijat që iu mungojnë, dëgjon që i hedhin baltë mëmësisë së tjetrës duke i dhënë zë jo vetëm fëlliqësirës publike që u bëhet grave të ndara por vulosin faktin që fëlliqësia nis pikërisht nga to.

Sapo ndjen të mbështesësh njërën, sepse ka zgjedhur që në jetë të bëjë artin që s’bën lekë, të qindtën e sekondit është duke sharë “o mut” vajzën e radhës vetëm se po i ecën mbrapa.

Kurrë në jetë se kisha besuar që do më vinte dita të shpresoja që një burrë i radhës, të fitojë kupën e radhës.

Edhe nëse kopjon lojën e dikujt tjetër. Edhe nëse nuk ka argumentaT. Mjafton të mos jetë si këto!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Neda Balluku (@nedaballuku)

gazeta-shqip.com