“Ky mund të jetë postimi i fundit”, Olsi i “Big Brother” largohet pas një konflikti

Olsi-Klosi-2

Olsi Klosi është një ndër ish banorët më të përfolur të shtëpisë së Big Brother. Ai ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm prej historisë me Fiorentinën por edhe prej postimeve të ndryshme në rrjetet sociale. Së fundmi, ai ka publikuar një foto, e cila na ka habitur paksa, pasi shkrimi në të duket një shkrim “lamtumire”.
“Ky mund të jetë postimi im i fundit. Të gjithë kemi familje dhe njerëz që i duam shumë, kur ato njerëz preken je i gatshëm të bësh gjithçka. Jetojmë në një vend ku disa njerëz ecin me moton që për të qenë i lumtur vet duhet ti prishësh lumturinë tjetrit. Fundja të gjithë njësoj jemi. Shumë faleminderit të gjithëve për mbështetjen, ju dua! Kurse ti që më ke prekur në pikë të dobët, di të them vetëm kaq: do të qesh në fytyrë kur ti do jesh duke qarë… Tirona është e vogël, do mbash përgjegjësi për të gjitha. Shifemi, Bye Bye”, ka shkruajtur Olsi përbri fotos të tij, shkruan Blitz.al.Fillimisht mund të mendojmë se ai sapo i ka hapur luftë dikujt, ose në anën tjetër thjesht po kërkon të tërheqë vëmendje mediatike, gjithsesi kjo mbetet për t’u parë…