Ky folës lajmesh nuk është qenie njerëzore
Në pamje të parë nuk duket fare, por ky folës lajmesh është thjesht imazhi i një folësi të vërtetë lajmesh, i cili tani vihet në lëvizje falë inteligjencës artificiale. Gazetarëve u mjafton të shkruajnë tekstin në anglisht, dhe kompjuteri përdor zërin e folësit origjinal dhe pamjen e tij për të riprodhuar lëvizjen e buzëve, me saktësi të frikshme, dhe leximin e tekstit e bën me zë pothuajse të padallueshëm nga origjinali. Folësi është realizuar nga agjencia kineze e lajmeve “Xinhua”, dhe u paraqit në panairin e zhvillimeve me internetin, të mbajtur në Kinë./Top Channel