Ky film është aq shqetësues sa njerëzit po humbin ndjenjat nëpër kinema

Fenomemi më i ri kinema është ‘Terrifier 2’, filmi slasher me regji të Damien Leone që po provokon atë që shumë pak filma bëjnë te shikuesi: të vjellat.

Zakonisht, filmat horror i mbajnë shikuesit zgjuar natën, por ‘Terrifier 2’ është ndryshe dhe është bërë virale, pasi skenat e tij janë aq grafike, saqë disa shikuesve po i bien të fikët dhe të vjella në sediljet e tyre.

Në rrjetet sociale, disa pjesëmarrës të premierës speciale të filmit ndanë përvojat e tyre rreth këtij filmi indie, i cili do të shfaqet në më shumë se 850 kinema në mbarë vendin dhe është një vazhdim i Terrifier (2016), historia e të cilit sillet rreth një kllouni vrasës psikotik të quajtur Art Kllouni.

Në ‘Terrifier 2’, ky personazh rikthehet në jetë nga një entitet i keq, duke terrorizuar një vajzë adoleshente dhe vëllain e saj në mes të Halloween. Shumë e konsiderojnë si një lloj ‘IT’, por më agresive, plot gjak dhe sekuenca ekstreme. Në fakt, dhuna e filmit është ajo që e ka bërë atë një fenomen viral.

/Prive.al