Ky është takimi romantik më i keq për Dua Lipën! Çfarë ndodhi atë natë?

Dua Lipa është ylli i fundit i kopertinës së Vogue dhe këngëtarja fituese e Grammy mori pjesë në publikimin e njohur “73 Pyetjet”, në të cilën ajo diskutoi muzikën e saj, jetën romantike, stilin dhe më shumë.

Teksa i tregonte Vogue karrocën që e çon nga skena në zonën ku ndërron veshjet gjatë spektaklit, Lipa iu përgjigj disa pyetjeve për takime, duke treguar se nuk ka përdorur kurrë një aplikacion takimesh.

Megjithatë, ajo ka pasur një takim romantik shumë të keq. “Një herë dola në një takim me një djalë dhe shkuam në një festë,” kujton ajo. “Shkuam në zonën e pirjes së duhanit dhe ai filloi të puthte një vajzë tjetër.” /Prive.al