Ky është personi i parë në familjen e Evi Reçit që pëlqeu si “dhëndër” Kled Hysën

Historitë e dashurisë mund të lindin kudo: në shkollë, në punë, poshtë një strehe që të mbron prej shiut ose nga një shtrëngim duarsh. Një festë, disa mesazhe dhe shumë dashuri! Kështu nisi edhe njohja mes Evi Reçit dhe Kledi Hysës, çiftit më të ri të showbiz-it shqiptar që historinë e tyre e nisën ëmbël dhe pa shumë zhurmë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo ka folur sërish për njohjen e tyre duke zbuluar një detaj shumë interesant që nuk e dinim më parë, reagimin e njerëzve të afërt kur morën vesh se kush i kishte vjedhur zemrën moderatores Dihet që familja zë një vend të rëndësishëm për të, kështu që opinioni i tyre lidhur me Kledin ishte i rëndësishëm dhe duket që dhëndërin e pëlqyen të gjithë, më së shumti mami.

“Na kanë prezantuar, shoqëri e përbashkët. Pastaj filluam të flisnim në Instagram, gjërat erdhën natyrshëm. Tani që flasim kemi një lidhje në distancë dhe për momentin është mirë kështu si është. Çdo 2-3 javë mundohemi të takohemi, sigurisht që jemi duke e testuar derisa të vijë momenti të vendosim.

Familja ime e priti shumë mirë, mami e kishte ndjekur në “Big Brother” dhe e pëlqeu menjëherë sapo e mori vesh për ne. Jemi mirë, qetë deri tan, lor nuk di të them se ç’do të vijë më pas. Për momentin nuk kam asnjë plan”– tha ajo.