Ky është ndoshta gjithë sekreti i makeup-it seksi të Megan Fox!
Nuk keni nevojë të kaloni shumë kohë në Twitter ose Instagram për të zbuluar se Megan Fox po përflitet pafund këto ditë. Sigurisht, romanca e saj me Machine Gun Kelly, ka dhënë efektin e vet, por ky nuk është gjithmonë rasti. Njerëzit komentojnë veshjen, flokët dhe tani edhe makeup-in e aktores.
Fox ka një stil makeup-i që është thuajse gjithmonë i njëjtë. Sipas ekspertëve, një pjesë e gjithë pamjes së saj i atribuohet vetullave!
Tonya Crooks është një artiste e famshme e vetullave dhe thotë se gjithë efektin “uou”, aktorja e merr prej tyre.
Përveç teknikave të zakonshme të pastrimit si heqja, Crooks thotë se aktorja bën edhe diçka tjetër që t’u japë vetullave formë. Ajo i lyen ato me një ngjyrë kafe shumë të errët, më të errët se nuanca e saj natyrale, për t’i bërë ato më të theksuara dhe më “goditëse”.
Tonya përdor dy lapsa në tone të ndryshme te vetullat e Megan për t’i dhënë një efekt të lehtë ombre.
Vetullat e Fox kanë qenë goxha të qëndrueshme vitet e fundit, por ajo pranoi se gjatë viteve ’90 është penduar për hollimin e tepërt që u ka bërë, duke i hequr më shumë seç duhet.