
Ky është krijimi më i fundit artistik i Flori Mumajesit
Pas një kohe të gjatë, Flori Mumajesi po i rikthehet dalëngadalë skenës.
U bë kohë e gjatë, që Flori po u mungon ndjekësve me performancat dhe me këngë kënduar nga ai, por nuk po u mungon me këngët e tij të rezervuara për artistë të tjerë.
Së fundmi, këngëtarja me prejardhje greko-qipriote, Ivi Adamaou ishte një ndër yjet që trokiti në derën e Flori Mumajesit, për regjistrimin e këngës së saj të re që u publikua sot dhe mban titullin “Rikse Me”.
Për muzikën e këngës është kujdesur Flori dhe të plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.
/Prive.al