Ky është këngëtari shqiptar që do të hapë Euro 2020 (VIDEO)
Që nga nesër (11 qershori) për një muaj rresht do të mbahet Kampionati Evropian në futboll “EURO 2020”.
Këtë kompeticion, që është më i rëndëisshmi në futbollin europian, do ta hapë këngëtari shqiptar Ermal Meta.
Kjo nuk është hera e parë që një artist shqiptar performon në ceremoninë hapëse të ndonjë kampionati zyrtar.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe këngëtarja Era Istrefi e cila pati kënduar në hapjen e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.
Nesër, me fillim nga ora 21:00, do të luhet ndeshja e parë mes Italisë dhe Turqisë në stadiumin “Olimpico”.
View this post on Instagram