“Ky është degjenerim total” shikoni çfarë i bëjnë Kejvina Kthellës në studion televizive

Në “Xing me Ermalin” këtë javë Kejvina Shtylla ka kaluar një sprovë të vërtetë se deri ku mund t’i rezistojë provokimeve në studio. Që kur hyri në skenë, Ermal Mamaqi e prezantoi me një thirrje banale, duke marrë shkas nga zhurmat që lëshontë derrkuci kukull që Çani kishte në dorë. “Do të vijë të na pjerdhi tani Kejvina…” thirri Mamaqi, ndërsa në skenë hyn vajza që bën sikur nuk e dëgjon. Kejvina përshëndet Arian Çanin, që ia tërheq kokën dhe tenton ta puthë në buzë para gjithë publikur. Kejvina shmanget dhe nuk pranon, por nuk reagon. Biseda nis me fjalët e Ermal Mamaqit që thotë: “Kjo sa herë që e shoh, duket sikur është çuar nga krevati… Më tha Çani që ti një ditë ke pjerdhur kur ke kaluar në korridor…” Çani e mohon por mbetet në të njëjtën temë. “Edhe Kevina pjerdh si gjithë dynjaja, po ky tha “Do ftojmë Kevinën të na pjerdhë…” Për disa sekonda të dy vazhdojnë ta tallin vajzën me të njëjtat fjalë, ndërsa Kejvina Shtylla përpiqet të fshehë sikletin nga ofendimet e Çanit dhe Mamaqit. Pak sekonda më pas Çani mes të qeshurave e pranon edhe vetë: “Ky është degjenerim total. Do i bësh me beep këto të gjitha”. Dhe kur e thotë Arian Çani, që është degjenerim…/Lapsi.al/