Ky është çifti më i ri i showbiz-it

Billie Eilish sapo konfirmoi lidhjen e saj të përfolur me Jesse Rutherford. Çifti janë fotografuar duke shkëmbyer një puthje të martën mbrëma jashtë një restoranti indian në Studio City, Kaliforni.

Këngëtarja 20-vjeçare dhe këngëtari kryesor i grupit rock alternativ The Neighbourhood, buzëqeshën ndërsa hëngrën darkë në Lal Mirch, që u pasua nga puthje në trotuar.

Eilish dhe i dashuri i saj i ri ndezën fillimisht spekulime për lidhje të premten e kaluar pasi u panë në Halloween Horror Nightst të Universal Studios në Los Angeles.

Një fanse kapi një video në TikTok ku ajo arrinte të kapte dorën e Rutherford-it duke dalë nga një labirint i përhumbur. Ditë më vonë, llogaria në Twitter Pop Crave postoi një foto të të dyve duke ngrënë së bashku në një restorant.

Romanca e re tërhoqi reagime të përziera në internet, me shumë shqetësime për diferencën 10-vjeçare në moshë të dyshes. Por të tjerë theksuan se muzikantët njihen prej vitesh.