Ky dokumentar pretendon se Nënë Tereza kishte një anë shumë të errët

Dokumentari me tre pjesë i Sky me titull “Nënë Tereza: Për dashurinë e Zotit” (Mother Teresa: For The Love Of God) pretendon se fituesja e çmimit Nobel për Paqe nuk ishte ashtu si dukej.

Kur ishte e re, Nënë Tereza, një murgeshë katolike me origjinë shqiptare, shkoi në një mision për të ndihmuar ata që ishin prekur rëndë nga uria në Bengal, Indi, në vitin 1943, raporton Daily Mail. Pasi u transferua në Kalkuta, ajo mori lejen nga kisha për të krijuar Misionarët e Bamirësisë (kongregacion fetar katolik i krijuar në vitin 1950 nga Nënë Tereza, e njohur tani në Kishën Katolike si Shën Tereza e Kalkutës).

Pavarësisht se u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1979, Nënë Tereza ka pasur edhe kritikë.

Qëndrimi i saj ndaj skandalit për abuzimin e fëmijëve nga priftërinjtë u diskutua gjatë pasi kur Reverend Donald McGuire (prift jezuit amerikan) u dyshua për abuzim, ajo i shkroi një letër autoriteteve duke theksuar “besimin” tek ai. McGuire abuzoi me qindra djem për një dekadë tjetër, përpara se të largohej dhe dënohej përfundimisht.

Dokumentari pretendon se organizata merrte miliona dollarë donacione, megjithatë, shumica e tyre shkonin për bankën e Vatikanit. Mjeku britanik Jack Preger që punoi me murgeshat thotë se u trondit nga çfarë pa. “Gjilpërat përdoreshin vazhdimisht të pasterilizuara. Një gruaje që kishte djegie iu refuzuan ilaçet kundër dhimbjeve – unë i futa disa kontrabandë për të.”

“Ato kishin para për të ngritur një spital të mirë për njerëzit e varfër, por nuk e bënë kurrë. Ato thanë, ‘Ne do të lutemi për zbutjen e dhimbjes’ pa ofruar trajtim.”

“E vërteta e jashtëzakonshme për një nga figurat më të nderuara, por enigmatike, më të diskutueshme dhe komplekse në historinë bashkëkohore. I treguar përmes këndvështrimeve të shumta nga ata që e njihnin më mirë dhe duke u mbështetur në letra arkivore dhe personale,” shkruhet në përmbledhjen e trailerit të dokumentarit.