“Ky çuni ka lindur për mua”, Julka i dedikon këto fjalë Andit në ditën e lindjes
Julka Gramo ka vendosur që me anë të një postimit në rrjetet sociale t’i urojë ditëlindjen njeriut më të dashur në jetën e saj, Andit.
“Ky çuni ka lindur për mua. Nuk ka 21 prill që nuk e falenderoj mamin e tij që e solli në jetë dhe më bëri gocën më të lumtur në botë. Gëzuar ditëlindjen dashuri”, ka shkruar Julka krah fotos së bashkëshortit të saj.
Edhe pse kjo ditëlindje i ka gjetur në karantinë, Julka duhet të jetë shumë e lumtur që këto kohë siç ka treguar edhe në intervistat e saj, po i kalon me djemtë më të rëndësishëm në jetën e saj, partnerin dhe dy fëmijët./revistawho.com