Ky çift do t’ju lërë me gojë hapur, këngëtarja shqiptare e dashuruar me modelin seksi nga Portugalia

Një histori e bukur dashurie po ndodh mes këngëtares seksi shqiptare dhe një modeli portugez të famshëm. Bëhet fjalë për këngëtaren Daniela Kamberi, e cila njihet me emrin e artit Fibi. Romanca e shkurtër me biznesmenin italian duket se tashmë ia ka lënë vendin një lidhjeje të re me një ndër modelët më seksi në Portugali. Sipas “Prive”, Fibi ka nisur këtë romancë të re dashurie me modelin portugez Fabio. Ai është një model i njohur në Portugali, por po aq i njohur është edhe në Francë ku ka qenë pjesëmarrës në reality-show-n “Big Brother”. Ai udhëton shpesh drejt Kosovës, për të takuar të dashurën e tij, këngëtaren shqiptare Fibi. Kjo lidhje e re e shqiptares ka nisur vetëm pak kohë pasi ajo na befasoi të gjithëve teksa fshiu fotot me ish-të dashurin italian./story.al/