Ky çift këngëtarësh u njohën në skype, historia e shqiptares me amerikanin që do t’ju mbeten fiksim

Grupi “Flora Cash” do të jetë të dielën në Bruklin të Nju Jorkut, për të mbajtur një koncert në “Rough Trade”. Eventi në të cilin ata shoqërohen dhe nga Blood Cultures, është i hapur për moshat 16 e sipër dhe bileta kushton 10 dollarë. “Flora Cash” momentalisht po mbajnë një turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të promovuar albumin e fundit “Nothing Lasts Forever (And It’s Fine)”, në të cilin përfshihen 10 këngë, midis të cilave dhe hiti i tyre “You’re Somebody Else”. Po kush janë çifti i dashuruar që mbajnë emrin “Flora Cash”? Sipas “Albaniac” djali biond është amerikan nga Mineapolis, ndërsa vajza brune është një shqiptare e rritur në Suedi. Së bashku formojnë “Flora Cash”, një grup që ka arritur një sukses të konsiderueshëm në botën e muzikës duke tërhequr vëmendjen e MTV, Hype Machine, Noisey, Ëonderland, Spotify, etj. Që me dëgjim të parë janë shndërruar në një prej zbulimeve të reja më të preferuara të këtij viti dhe kënga e tyre “You’re Somebody Else” pa frikë mund të themi që është në “Top3” të këngëve më të preferuara të vitit 2017-të. Historia e krijimit të grupit është pak interesante. Cole Randall në Amerikë dhe Shpresa Lleshaj në Suedi, janë njohur me njëri-tjetrin teksa kërkonin muzikë në Soundcloud në vitin 2012.Pasi ranë në dashuri me interpretimet e njëri-tjetrit, ata vazhduan njohjen me biseda në Skype, e më pas Shpresa udhëtoi drejt Amerikës ku finalizuan jo vetëm lidhjen e tyre artistike, por dhe romantike. Tashmë ata janë të martuar (që prej vitit 2013), dhe janë anëtarë të Flora Cash në jetën profesionale. Pas koncerteve në Suedi, Angli, Francë, Amerikë, etj, dhe publikimit të tre EP -“Mighty Fine”, “Made It For You”, “I Will Be There” dhe dy LP “Can Summer Last Forever”, “Nothing Lasts Forever (And It’s Fine)”, Flora Cash kanë krijuar një bazë të fortë fansash, duke siguruar vlerësimet më të mira të kritikës nga disa prej publikimeve më prestigjoze në boten artistike. Jo vetëm klipet e tyre por dhe ata si çift kombinohen aq bukur sa do t’ju mbeten fiksim! /Story.al/