Ky 46-vjeçar shpallet burri më seksi në botë

Sigurisht ai ka marrë çmimin e Nderit nga Mbretëria e Bashkuar për kontributin artistik që i ka dhënë këtij vendi , por tani Idris Elba është kurorëzuar si burri më seksi në botë. Nga roli i tij i parë në serialin “The Wire” e deri te roli i fundit në filmat e Marvel, britaniku Elba tani 46-vjeçar është shndërruar njëri ndër yjet më të mëdhenj dhe më seksi të Hollywood-it, shkruan Prive. Ky titull i është dhënë aktorit nga revista e famshme amerikane “People”, që prej vitesh bën përzgjedhjen e burrave më seksi në botë, duke spikatur emra të njohur të muzikës e filmit.” Jo, s’ka shanse! Vërtet? T’u them të drejtën qenka një ndjenjë e mirë dhe një surprizë e mirë, e sigurisht edhe një ‘boost’ për egon time”, ka thënë Elba kur është kontaktuar nga revista për t’i dhwnw lajmin se është përzgjedhur si burri më seksi në botë.