Kuzhinieri i njohur shtrohet me urgjencë në spital, dyshohet se vuan nga sëmundja e keqe

Kuzhinieri i famshëm, Ozdemir Burak, i cili njihet në mbarë botën si CZN Burak, është shtruar në spital. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një foto të postuar në Instagram, ku shfaqet i ulur në një shtrat spitali.

Megjithëse Burak nuk ka dhënë më shumë detaje për shëndetin e tij. Ndërkohë, sipas mediave vendase, kuzhinieri po vuan nga tumori në tru.

CZN Burak është bërë i njohur për shkak të metodologjisë së tij të veçantë të gatimit të ushqimeve të ndryshme turke dhe siriane.

Videot e tij duke përgatitur vakte të mëdha ushqimi në pjata po aq të mëdha u bënë virale. Ai madje njihet për përgatitjen e ushqimit vetëm duke parë në kamera.

CZN Burak gjithashtu është i njohur edhe në rrjetet sociale ku ka mbi 57 milion ndjekës në TikTok dhe rreth 32 milion ndjekës në Instagram.

Komentet në foton që postoi ishin të shumta nga ndjekësit e tij dhe personazhe të njohur që i japin kurajo dhe i thonë të ketë besim se do e kapërcejë këtë moment delikat në jetën e tij.