“Kuzgun” ndryshon pamjen, aktori thyen rrjetin me fotot e tij të reja

Aktori Barış Arduç ka vendosur të ndryshojë pamjen e tij. Ai ka postuar së fundmi në Instagram dy foto me pamjen e re, ku shfaqet me flokët e gjatë kaçurela.

Gjatë karantinës aktori nuk ka mundur të presë flokët dhe ka mbajtur këtë pamje. Arduç i publikoi fotot në Instagram duke përshëndetur fansat, por bllokoi komentet.

Megjithatë fotot thyen rrjetin pasi brenda 1 dite arritën të mblidhnin gati 800 mijë pëlqime. Kështu postimi i ri i aktorit është ndër më të pëlqyerit në llogarinë e tij në Instagram.

Kujtojmë që Barış Arduç u bë i njohur në Shqipëri me rolin e “Omerit” në serialin “Dashuri me qira” ndërsa së fundmi e pamë në rolin e “Kuzgun”, serial i cili pati shumë sukses./revistawho.com