“Kuzgun” do bëhet baba? Reagon bashkëshortja e tij: Dua kaq shumë…

Aktori turk Baris Arduç, i njohur si “Kuzgun” nga seriali me të njëjtin emër i cili është transmetuar në TV Klan, së fundmi është përfolur se do të bëhet baba.

Mediat turke shkruanin se bashkëshortja e tij Gupse Ozay është shtatzënë. Gupse ka reaguar së fundmi duke deklaruar se kjo nuk është e vërtetë, por do të donte shumë një fëmijë.

“Nuk jam shtatzënë, por dua kaq shumë të bëhem me fëmijë”-tha aktorja.

Baris Arduç dhe Gupse Ozay u martuan në korrik të këtij viti me një ceremoni të thjeshtë. Madje edhe vetë çifti u shfaqën të veshur jo në mënyrën tradicionale.