Kushtuar femrave: “Në moshën pesëdhjetë vjeçare dëshiron lirinë, nuk i duron dot kufizimet”
“Në moshën pesëdhjetë vjeçare nuk mund t’i durosh dot kufizimet. Nuk i duron dot sutjenat shumë tëngushta, darkat e detyruara me kunatën që kontrollon për pluhurin në cepat e shtëpisë tënde, takat e larta në kalldrëm, apo buzëqeshjet e shtirura. Në moshën pesëdhjetë vjeçare nuk ke më dëshirë t’i provosh askujt asgjë. Je ajo që je, gjërat që ke bërë dhe ato që ende do të bësh. Nëse të tjerëve u pëlqen, në rregull. Nëse jo, nuk ka problem.
Në moshën pesëdhjetë vjeçare nuk ka rëndësi, nëse ke pasur fëmijë apo jo. Do të jesh gjithsesi si një nënëpër nënën tënde, babanë tënd, për një teze të mbetur vetëm, për qenin apo macen tënde që i ke strehuar nga rruga. Dhe nëse nuk ke asnjë prej tyre, do të shndërrohesh në një nënë për veten tënde, sepse me kalimin e viteve do të kesh mësuar të kujdesesh për një trup që e do, i cili të duket perfekt edhe pse po plaket. Nuk të intereson as nëse gjysma e garderobës tënde të ketë veshje të masave që nuk të bëjnë më. Sheh si diçka të rëndësishme zgjimin në çdo mëngjes, menstruacionet e rregullta, si dhe mungesën e ndjesisë së masave në gjoks. Shëndeti të kthehet në një prioritet, ashtu siç duhet të jetë.
Në të pesëdhjetat dëshiron lirinë. Lirinë për të thënë “Jo”, lirinë për të ndenjur me pizhama gjithë tëdielën, lirinë për t’u ndjerë e bukur për veten dhe jo për të tjerët. Lirinë për të ecur e vetme: kush të do, do të ndjekë nga pas, të tjerët nuk të interesojnë. Dëshiron lirinë për të kënduar me zë të lartë, edhe pse mund të shohin çuditshëm apo të gjykojnë përpara një semafori.
Në moshën pesëdhjetë vjeçare ke ëndrra si një njëzet vjeçare dhe i kërkon Zotit kohë për t’i realizuar ato. Në këtë moshë ndihesh e zhveshur nga çdo pasiguri që më parë të mundonte pamasë. Dhe pikërisht nëkëtë moshë, kur ke kaluar gati gjysmën e jetës, ke më tepër dëshirë për ta shijuar ngadalë gjithë sheqerin dhe kripën e ditëve që ke përballë”. – Irene Renei