Kushdo që ka një motër, të lexojë mesazhin e Sarës
“Dua të mos e harrosh kurrë se kush je. Dhe jo që je goca e Tanit, jo që je goca e Vjollcës, por ti je Lori. Lori është njeriu më i mirë që unë njoh. Lori ta bën jetën më të lehtë. Ndonjëherë nuk i kthehet kjo dhe Lori lëndohet. Por unë nuk dua të ndryshosh prej njerëzve. Ti gjithmonë duhet të mbetesh kjo që je dhe të japësh maksimumin tënd. Ti je shumë kreative, ke vizion për jetën, ke një rrugë shumë të gjatë para. Edhe sikur detit me këmbë t’i futesh, unë do jem gjithmonë me ty sepse kemi qenë gjithmonë bashkë (përlotet) dhe e di që jeta nuk ka qenë e lehtë për ne të dyja, për të treja. Të dua shumë. Nëse e gjithë bota të braktis, unë do jem këtu”-tha Sara.
Lori me sytë e mbushur me lot tregoi se i vetmi person që i ka qëndruar pranë ka qenë Sara.
“Viti i fundit ka qenë goxha i vështirë për mua. I vetmi person që kam pasur aty fizikisht dhe emocionalisht ka qenë Sara. Në një moment e humba rrugën dhe fillova të dyshoja shumë te vetja ime. Dhe këto fjalë m’i ka thënë për të më dhënë forcë, sepse unë e lë zemrën në tavolinë gjithmonë, me këdo që jam dhe jeta më ka treguar që jo çdo njeri ngelet dhe jo çdo njeri ta merr atë zemrën dhe ta ruan. Ajo më kujton çdo ditë se unë vlej përveç gjërave të tjera që mund të kem nga mbrapa ose mund të bëj. Dhe e dua atë njeri aq shumë, vetëm për kaq sa bën”- u shpreh Lori.