Kush tjetër do donte një urim për ditëlindje ashtu si i Klea Hutës për Elgit Dodën?
Ditën e sotme, këngëtari i njohur, Elgit Doda feston ditëlindjen e tij. Ndonëse ka zgjedhur të mos publikojë shumë në rrjetet sociale, këtë moment e ka zbuluar partnerja e tij, Klea Huta. Me anë të një fotoje të realizuar nga udhëtimi i tyre në Morocco, moderatorja ka zgjedhur ta urojë Dodën duke i dedikuar fjalët më të ëmbla të dashurisë.
“Gëzuar ditëlindjen jeta ime e shtrenjtë. Do jetoja gjithë jetën për ata sy. Falenderoj zotin për çdo ditë që më fal me ty. Jam me fat që të kam”, ka shkruar Klea krah postimit të fundit ku shfaqet krah Elgitit, të veshur të dy me të bardha.
Menjëherë pas këtij momenti, ndjekësit e dyshes e kanë uruar Hutën për ditëlindjen e më të dashurit të saj. Kujtojmë se Klea ndan herë pas here foto apo video me Elgitin nga momentet më të bukura dhe ‘funny’ së bashku, të cilat komentohen gjithmonë nga fansat e tyre./revistawho.com