Kush tha që është vetëm punë burrash: Shqiptarja kapet si roje e një shtëpie bari… në Itali
Një 21 vjeçare shqiptare ka rënë në duart e policisë italiane, pasi është kapur duke ruajtur bimët në një shtëpi bari vendosur në në kodrën e Verrua Savoia, fshatin Collegno, provincë në Torino.
Mediat italiane shkruajnë se në një vilë dykatëshe, të fshehur në pyllin Verrù, karabinierët zbuluan një ‘fermë’ ku kultivoheshin 630 bimë, disa prej të cilave ishin mbi një metër të gjata.
Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia sekuestroi të gjithë materialin e përdorur për rritjen dhe paketimin, duke përfshirë llambat dhe ventilatorët për kondicionimin e mjedisit.
Në mars 2021, në Brozolo u zbulua një plantacion me rreth 600 fidanë të rritur nga një italian dhe tre shqiptarë.
Brenda, gjashtë dhomave ishin vendosur llamba UV, sisteme ajrimi, kondicionerë dhe lagështues për kultivimin intensiv të bimës.
Dhe më pas ishte departamenti i përpunimit i kompletuar me tharëse dhe materiale ambalazhimi për drogën që dilte prej këtu gati për t’u hedhur në treg.