Kush qëlloi te TCH? Lirohet ish-dhëndrri i rojes që mbeti i vrarë në sulmin me armë: Ja pse ishte në Vlorë
Roberto Papçi dhe Agustin Tonaj të cilët u ndaluan një ditë më parë në Vlorë janë liruar nga Drejtoria e policise së Tiranës.
Ndalimi i tyre ndodhi në Vlorës rreth orës 3 të mëngjesit të së hënës.
Pasi u ndaluan në Vlorë një grup i policisë kriminale shkuan dhe morën dy të rinjtë dhe i sollën në Drejtorinë e Vendore të Policisë në Tiranë.
Gjatë seancës së pyetje të dy kanë mohuar përfshirjën apo dijeninë për sulmin tek godina e televizionit kombëtar Top Channel”.
Roberto Papçi ka qenë bashkëshorti i vajzës së Pal Kodrës, por prej dy vitesh ata ishin ndarë.
Sipas burimeve ndarja nuk ka ndodhur me mirëkuptim për shkak të kujdestarisë së fëmijës që ka çifti.
Ndaj këtyre dy personave janë kryer teste të gjurmës së barutit, apo marrjes së gjurmëve të gishtërinjve.
Ndalimi i tyre u krye në Vlorë nga një postobllok policor pak orë pasi ngjarja u rregjistrua.
Punonjësit e policisë kanë parë veprime të çuditshmë të dy personave dhe për këtë arsye është kryer ndalimi.
Gjatë komunikimit Roberto Papçi u ka thënë policisë së Vlorës se ishte në këtë qytet për të blerë një makinë.