Kush më mirë se Hailey Bieber mund të guxojë me këto ngjyra?
Kur bëhet fjalë për kombinime që tërheqin vëmendjen e audiencës dhe vendosin standarte të reja të modës, duket se Hailey Bieber dallon gjithmonë.
Së fundmi modelja është parë pas një takimi në Los Angeles e veshur me një xhaketë nga ‘Magda Butrym’, kombinuar me një palë pantallona në ngjyrë kafe nga ‘Musier Paris’.
Hailey ishte kujdesur ta kompletonte pamjen e saj me një çantë ‘Bottega Veneta’ në ngjyrë blu dhe takat ‘Amina Muaddi’ në të njëjtën nuancë.
Duke qëndruar besnike ndaj stilit të saj, edhe njëherë Hailey bëri që të gjithë të kthejnë sytë nga ajo këtë pranverë./revistawho.com