Kush janë tre femrat më të rrezikshme shqiptare që kërkohen në të gjithë botën (EMRAT)
Ndoshta duket e çuditshme, por në listën e më të kërkuarve të Policisë Shqiptare dhe me kategorizimin “të rrezikshëm” janë edhe tre femra, emrat e të cilave janë në thuajse pikat kufitare të gjysmës së botës.
Dhe nuk bëhet fjalë për krime që ndodhin rëndom. Bëhet fjalë për krime që duan “kokë e zemër të fortë”
Policia prej dekadash i ka në kërkim. Njësia policore Fast ka bërë gjithçka për arrestimin e tyre, e nuk ia ka dalë. Tashmë emrat janë edhe në rrjetin europian Enfast, por ende pa të dhëna, që mund të çojnë në arrestimin e tyre. Por kush janë tre femrat e rrezikshme. E para në listë është Valentina Tufina e dënuar me 14 vjet heqje lirie për trafik. Ajo është mjaft e njohur për shkak të lidhjeve që ka pasur me Gëzim Çela, ky i fundit një emër i njohur për Drejtësinë, që drejtonte organizatën ne Kurbin
Valentina në fakt u arrestua në Kosovë, por asnjëherë nuk u krijua mundësia e ekstradimit. Ajo shfrytëzoi të gjitha hapësirat ligjore dhe Policia e ka në kërkim.
Sipas Policisë, që u referohet atyre që ka kryer Valentina dhe grupi i saj, zonja 50 vjeçare e quajtur Valentina Tufina, dyshohet të jetë truri i një rrjeti trafiku nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian duke përdorur transit Shqipërinë.E njohur me nofkën “Tezja” Valentina ka udhëtuar në tre kontinente me qëllim trafikimin ndërkombëtar.
Në vend të dytë është Adriana Çakmak e dënuar me 16 vjet burg për veprën penale të mashtrimit. Për Çakmak ka pak të dhëna në lidhje me veprën penale për të cilën është dënuar. Policia ka hetuar, por thuajse ka qenë e pamundur të marrë informacion për lidhjet e saj, apo detaje që i shërbejnë njësive të kërkimit.
E treta në listën e personave të kërkuar është Çetina Zajmi e dënuar me 12 vjet burg për “mashtrim me pasoja të rënda” Gruaja e moshuara mashtroi ortakun e ndërtimit dhe i mori 400 mijë euro. Ai rrëfeu në gjykatë gjithçka kishte ndodhur mes tij dhe gruas, ndërkohë që sipas tij gruaja i shiti atij një objekt të shitur njëherë.