Kush ishte “engjëlli mbrojtës” i aktorit Matthew Perry për 7 vitet e fundit të jetës së tij
Matthew Perry në autobiografinë e tij të publikuar tetorin e kaluar kishte përmendur marrëdhënien e ngushtë, por platonike që kishte zhvilluar me një grua që nuk ishte askush tjetër veç asistentja e tij personale, Brianna Brancato.
Thuhet se ajo është personi që bëri thirrjen e dëshpëruar në urgjencë për të raportuar gjetjen e Perry-t të vdekur në vaskë.
Perry, i cili vdiq të shtunën në moshën 54-vjeçare, ishte dëshpërimisht i vetmuar dhe dëshironte të kishte një familje dhe fëmijë. Por në 7 vitet e fundit ai kishte gjetur në personin e Briankës engjëllin e tij mbrojtës, personin që i ishte pranë në momentet e tij më të vështira.
Në librin e tij ai zbuloi se një nga marrëdhëniet e tij më të ngushta dhe afatgjatë ishte me 34-vjeçaren Brancato – që ai gjithmonë e përshkruante atë me pseudonimin ‘Erin’.
Ai shkroi se ajo ishte “shoqja më e mirë”, se ajo “më shpëtoi jetën” dhe se madje ulej pranë shtratit të tij çdo natë për pesë muaj, ndërsa ai u shërua në spital nga një problem me zorrës së trashë që gati i kushtoi jetën.
Briana kishte një rol kryesor si në kapitullin e parë ashtu edhe në atë të fundit të librit. Aktori i ndjerë i ‘Friends’ tha se marrëdhënia e tij me asistenten nuk u kthye kurrë në romantike, por ajo u bë shpejt një nga ‘partneret’ e tij më të afërta.
Takimi në një rehabilitim
Në autobiografinë e tij Friends, Lovers, and Big Terrible Thing, Perry zbuloi se ai u takua me “Erin” disa vite më parë ndërsa punonte në një institucion rehabilitimi.
“Në shtëpinë time në Kaliforninë Jugore, pata një pamje të Los Anxhelosit Perëndimor dhe dy krevate me madhësi mbretërore. Shtratin tjetër e zinte Erin. E kisha takuar dy vjet më parë, në një tjetër klinikë rehabilitimi ku ajo punonte në atë kohë. Unë nuk u detoksikova në atë kohë, por pashë se sa e mrekullueshme ishte në çdo drejtim dhe menjëherë e “vodha” prej andej dhe e bëra asistente timen dhe ajo u bë shoqja ime më e mirë”.
Brancato ka qenë e fshehtë në lidhje me marrëdhënien e saj me Perry, duke listuar në LinkedIn vetëm punën e saj si “asistente personale” në Phil Shubano Inc. Të dhënat e kompanisë në Kaliforni tregojnë se ajo kontrollohej nga Perry dhe është emëruar pas një pseudonimi që aktori përdorte më parë për të marrë barna me recetë.
View this post on Instagram
Shikoni këtë postim në Instagram
Një postim i shpërndarë nga Briana Brancato (@brianabrancato)
Lamtumira e Brancato: Të dua Mati
Pas vdekjes së Perry-t, Brancato ka dashur t’i thotë lamtumirë përmes rrjeteve sociale me foto dhe një mesazh prekës: “Unë i kam shprehur atij mirënjohjen më të thellë në shumë raste, jo vetëm sepse më çoi në një karrierë që e vlerësoj, por edhe sepse ai më lejoi të kujdesem për të për 7 vjet. Së bashku me përvojat e tjera të panumërta për të cilat jam mirënjohëse. Ai ka ndarë me mua shumë sekrete nga ndarja e aventurave të tij të kësaj bote duke jetuar nëpër botë, ai më çoi në një udhëtim të jashtëzakonshëm. Zemra ime është e rënduar, por festimi i kujtimeve të mia është mënyra më e thellë për të nderuar trashëgiminë e tij. Shpresoj se atje lart në përjetësi, Mattman po na dërgon shenja. Ne kemi vërtet nevojë për to. Do të jesh përgjithmonë në zemrën time. Të dua Mati”.
Një postim i shpërndarë nga Briana Brancato (@brianabrancato)
View this post on Instagram
Në vitin 2021, ai u përfol se ishte i lidhur në mënyrë romantike me Brancaton, gjë që shkaktoi ndarjen e tij me të fejuarën e atëhershme Molly Hurwitz, pasi ajo postoi një foto të tij të ulur në një divan me ndihmësin e tij disa ditë pas ndarjes së tyre.
(BalkanWeb)