Kush ishte Elisabeth II/ Dramat dhe skandalet që shoqëruan mbretërimin e saj

Mbretërimi i gjatë i Mbretëreshës Elizabeth II u karakterizua nga ndjenja e saj e fortë për detyrën dhe vendosmëria e saj për t’ia kushtuar jetën fronit dhe popullit të saj.

Ajo u bë për shumë njerëz pika e vetme konstante, në një botë që ndryshon me shpejtësi, teksa ndikimi britanik kishte rënë, shoqëria ndryshoi përtej njohjes dhe roli i vetë monarkisë ishte vënë shpesh herë në pikëpyetje.

Suksesi i saj në ruajtjen e monarkisë në kohë të tilla të trazuara ishte edhe më i jashtëzakonshëm duke pasur parasysh se në kohën e lindjes së saj, askush nuk mund ta parashikonte se froni do të ishte fati i saj.

Elizabeth Alexandra Mary Windsor lindi më 21 prill 1926, në një shtëpi pranë sheshit Berkeley në Londër. Ajo ishte fëmija i parë i Albertit, Dukës së Jorkut, djali i dytë i George V dhe dukeshës së tij, ish-Zonjës Elizabeth Bowes-Lyon.

Si Elizabeth ashtu edhe motra e saj, Margaret Rose, e cila lindi në vitin 1930, u arsimuan në shtëpi. Elizabeth ishte jashtëzakonisht e afërt me babanë dhe gjyshin e saj, George V. Në moshën 6-vjeçare, Elizabeth i tha instruktorit të saj të kalërimit se donte të bëhej një “zonjë fshati me shumë kuaj dhe qen”.

Thuhej se ajo kishte treguar një ndjenjë të jashtëzakonshme përgjegjësie që në moshë shumë të hershme. Winston Churchill, kryeministri i ardhshme, u citua të thoshte se ajo zotëronte “një atmosferë autoriteti që ishte mahnitëse tek një fëmijë”.

Pavarësisht se nuk ndoqi shkollën, Elizabeth u tregua e aftë në mësimin e gjuhëve dhe bëri një studim të hollësishëm të historisë kushtetuese.

Tensioni në rritje

Me vdekjen e George V në 1936, djali i tij i madh, i njohur si David, u bë mbreti Eduardi VIII. Megjithatë, dashuria e tij për gruan, amerikanen e divorcuar dy herë, Wallis Simpson u konsiderua e papranueshme për arsye politike dhe fetare.

Në fund të vitit ai abdikoi. Duka i Jorkut u bë më pas Mbreti George VI. Kurorëzimi i tij i dha Elizabeth një shije paraprake të asaj që e priste.

Në vitin 1939, princesha 13-vjeçare shoqëroi Mbretin dhe Mbretëreshën në Kolegjin Mbretëror Detar në Dartmouth. Së bashku me motrën e saj Margaret, ajo u shoqërua nga një prej kadetëve, Princi Filip i Greqisë që më vonë do të ishte bashkëshorti i saj.

Pengesat

Nuk ishte hera e parë që takoheshin, por ishte hera e parë që ajo interesohej për të. Princi Philip u thirr kur ishte në leje nga marina dhe në vitin 1944, kur ajo ishte 18 vjeç pasi Elizabeth ishte qartazi e dashuruar me të. Ajo e mbante foton e tij në dhomën e saj dhe ata shkëmbente letra me të. Pas luftës, dëshira e saj për t’u martuar me Princin Philip u përball me një sërë pengesash.

Mbreti hezitoi të humbasë një vajzë për të cilën ai e donte dhe Filipit iu desh të kapërcente paragjykimet e një institucioni që nuk mund të pranonte prejardhjen e tij të huaj. Por dëshirat e çiftit mbizotëruan dhe më 20 nëntor 1947 çifti u martua në Westminster Abbey.

Fëmija i tyre i parë, Charles, lindi në 1948, i ndjekur nga një motër, Anne, e cila erdhi në vitin 1950. Por Mbreti, pasi kishte vuajtur një stres të konsiderueshëm gjatë viteve të luftës, ishte i sëmurë me kancer në mushkëri, i shkaktuar nga pirja e duhanit gjatë gjithë jetës.

Në janar 1952, Elizabeth, atëherë 25 vjeç, u nis me Filipin për një turne jashtë shtetit. Mbreti, kundër këshillës mjekësore, shkoi në aeroport për të përcjellë çiftin. Ishte hera e fundit që Elizabeta do ta shihte babanë e saj.

Elizabeta dëgjoi për vdekjen e mbretit ndërsa qëndronte në një lozhë në Kenia dhe mbretëresha e re u kthye menjëherë në Londër. “Babai im vdiq shumë i ri, kështu që ishte shumë e papritur për mua për të marrë përsipër dhe për të bërë punën që duhet të bëja” – tha ajo.

Sulmet personale

Kurorëzimi i saj në qershor 1953 u transmetua në televizion, me gjithë kundërshtimin e kryeministrit Winston Churchill. Miliona u mblodhën rreth televizorëve. Shumë prej tyre për herë të parë, për të parë teksa mbretëresha Elizabeth II bënte betimin e saj.

Me Britaninë që vazhdonte të duronte masat shtrënguese të pasluftës, komentuesit e panë kurorëzimin si agimin e një epoke të re.

Lufta e Dytë Botërore kishte shërbyer për të përshpejtuar fundin e Perandorisë Britanike dhe në kohën kur Mbretëresha e re u nis për një turne të gjatë në Komonuelth në nëntor 1953, shumë ish-prona britanike, përfshirë Indinë, kishin fituar pavarësinë.

Elizabeth u bë monarkja e parë në fuqi që vizitoi Australinë dhe Zelandën e Re. Është vlerësuar se tre të katërtat e australianëve dolën ta shihnin atë personalisht.

Nga fundi i viteve 1960, Buckingham Palace kishte vendosur se duhej të ndërmerrte një hap pozitiv për të shfaqur familjen mbretërore në një mënyrë më pak formale.

Rezultati ishte një dokumentar për Familjen Mbretërore. BBC-së iu lejua të filmonte Windsors në shtëpi. Kishte fotografi të familjes në një Barbecue, duke dekoruar pemën e Krishtlindjes, duke marrë fëmijët e tyre për një makinë – të gjitha aktivitete të zakonshme, por të papara më parë.

Kritikët pohuan se ky dokumentar shkatërroi mistikën e familjes mbretërore duke i treguar ata si njerëz të zakonshëm. Ata panë Dukën e Edinburgut duke gatuar salsiçe në Balmoral.

Filmi pati efekt në mbështetjen e publikut për monarkinë.

Në vitin 1977, Jubileu i Argjendtë u festua me entuziazëm, me festa në rrugë dhe ceremoni në mbarë mbretërinë. Monarkia dukej e sigurt dhe shumë prej saj i takonte vetë Mbretëreshës.
2 vjet më vonë, Britania kishte Margaret Thatcher si kryeministren e parë grua. Megjithatë marrëdhëniet mes Mbretëreshës dhe gruas në krye të qeverisë thuhet se shpesh herë ishin të vështira.

Skandale dhe fatkeqësi

Një seri skandalesh dhe fatkeqësish filluan të prekin familjen mbretërore. Djali i dytë i Mbretëreshës, Duka i Jorkut dhe gruaja e tij Sarah u ndanë, ndërsa martesa e Princeshës Anne me Mark Phillips përfundoi me divorc. Më pas Princi dhe Princesha e Uellsit u zbuluan se ishin thellësisht të pakënaqur dhe përfundimisht u ndanë.

Mbretëresha e përshkroi vitin 1992 si “annus horribilis” dhe në një fjalim në Londër dukej se pranoi nevojën për një monarki më të hapur në këmbim të një medie më pak armiqësore.

Pallati Buckingham u hap për vizitorët për të mbledhur para për të paguar riparimet në Ëindsor dhe u njoftua se Mbretëresha dhe Princi i Uellsit do të paguanin tatimin mbi të ardhurat. Mbretëresha u përpoq të ruante dinjitetin e monarkisë, por debati publik vazhdonte nëse mbretëria kishte më të ardhme.

Vdekja e Dianës, Princeshës së Uellsit

Monarkia u trondit dhe vetë mbretëresha mori kritika të pazakonta pas vdekjes së Dianës, Princeshës së Uellsit, në një aksident automobilistik në Paris në gusht 1997.

Teksa publiku grumbullohej rreth pallateve në Londër për homazhe, Mbretëresha dukej se nuk dëshironte t’i jepte fokusin e duhur kësaj ngjarjeje. Si përfundim ajo bëri një deklaratë drejtpërdrejt duke e nderuar nusen e saj dhe duke u angazhuar që monarkia të përshtatej me ngjarjen.

Në një vizitë në Irlandën e Veriut si pjesë e festimeve të Jubileut të Diamantit, ajo shtrëngoi duart me ish-komandantin e IRA-s, Martin McGuinness. Ishte një moment prekës për monarken pasi kushëriri mjaft i afërt i saj, Lordi Louis Mountbatten ishte vrarë nga një bombë e IRA-s në vitin 1979.

Më 9 shtator 2015 ajo u bë monarkja më jetëgjatë në historinë britanike, duke tejkaluar mbretërimin e stër-stërgjyshes së saj Mbretëreshës Victoria. Në stilin tipik të saj, ajo nuk pranoi të bënte shumë festime duke thënë se titulli nuk ishte “ai për të cin kishte aspiruar”.

Më pak se një vit më vonë, në prill 2016, ajo festoi ditëlindjen e saj të 90-të. Megjithëse monarkia mund të mos kishte qenë aq e fortë në fund të mbretërimit të Mbretëreshës sa në fillim, ajo vazhdonte të kishte një vend dashurie dhe respekti në zemrat e popullit britanik.

Me rastin e jubileut të saj të argjendtë, ajo kujtoi zotimin që kishte bërë në një vizitë në Afrikën e Jugut 30 vjet më parë.

“Kur isha 21 vjeç, e dhashë jetën time në shërbim të popullit tonë dhe kërkova ndihmën e Zotit për ta përmbushur këtë zotim. Edhe pse ai betim u bë në ditët e rinisë sime, kur isha jo shumë e aftë të gjykoja, nuk pendohem apo të tërheq një fjalë të saj.” ©Marrë me shkurtime nga BBC, përshtati në shqip

LAPSI.al