Kush është reperi shqiptar që ngjan me Drake?

Reperi shqiptar Leon, një talent i ri në muzikë ka një ngjashmëri të madhe me Drake.

Artisti sapo ka publikuar këngën e re me titullin provokues #Pjeshk, që u prit mjaft mirë nga publiku edhe për 10 ditë grumbulloi 400 mijë klikime. Fansat kanë shijuar klipin duke realizuar video të ndryshme me këtë këngë me tekst të vetë Leon, dhe muzikë të Gent music.

“Pjeshk” është realizuar në formën më të mirë në stil amerikan, nën regjinë e Klaudia Shehut dhe kompanisë “Fullmoon Production”. Artisti menaxhohet nga Landi Ac dhe Eli G, të cilët kanë prezantuar projektin e parë të Leon nën menaxhimin e tyre.

Leon ka edhe shumë këngë e klipe të tjera, por këtë herë ra në sy pasi ka ardhur me një stil krejt ndryshe, ndërkohë që po përgatit projekte të tjera muzikore./www.story.al