Kush është reperi amerikan që rrëmbeu zemrat e jurisë në “Kënga Magjike”?
Jua kishte marrë ndonjëherë mendja se djali i kryetarit të bashkisë së New York-ut do të vinte në Shqipëri për të prezantuar këngën e tij në “Kënga Magjike”?
Po flasim për Jordan Coleman, të riun, i cili po synon të njihet jashtë ShBA, edhe pse i ati i tij është Eric Adams, kryetari i bashkisë të një prej qyteteve më të rëndësishme në Amerikë. Jordan dhe i ati janë totalisht #goals, pasi kanë një marrëdhënie shumë të bukur dhe të shëndetshme. Domethënë, e tregojnë qartazi edhe postimet e tij në Instagram, sidomos kjo ku reperi shkruar: “U zgjova në 2022-shin, jam djali i kryetarit të bashkisë”.
Epo, në këtë edicion të “Kënga Magjike” prisnim gjithçka përpos reperit. Ardit Gjebrea bëri një spoiler dhe mesa duket, e kishte shumë seriozisht.
Jordan Coleman u prezantua me këngën “Itsy Bitsy” dhe e vështirësoi goxha garën për “New International Artist”. Menjëherë, të pestë anëtarët e jurisë: Pirro Çako, Ema Andrea, Jonida Maliqi, Anxhela Faber dhe Kozeta Kurti i dhanë dritën jeshile për të vijuar garën. Pra, direkt, 5 jeshile për Jordan Coleman!
Coleman, i njohur si Jayoo, ka si qëllim që të njihet edhe përtej ShBA, si reper. Për këtë, zgjodhi të debutonte pikërisht në Shqipëri dhe më specifikisht, në “Kënga Magjike”.
View this post on Instagram
Coleman u shpreh për “Complex” se është rritur gjithmonë me frymën e muzikës rap, pasi e ëma ishte një fanse e madhe e legjendave 2Pac dhe Biggie. Gjithashtu, nuk mungonin këngët e Jay-Z. Këtë dashuri për rap, e transmetoi te Jordan, i cili thekson se muzika rap dhe hip hop lidhet lehtësisht me zhanerat e tjerë muzikorë, dhe sigurisht, ka në plan që të bëjë revolucion në këtë industri. Deri më tani, reperi ka publikuar 2 albume, super të suksesshme.
View this post on Instagram
Dhe nëse deri tani e keni shumë për zemër reperin, prisni kur të shihni filmat e tij “The Backyardigans” (2004), “Prayin’ the Rice” (2011) dhe “Placeholders” (2012).
Ah, është nga ata njerëzit e talentuar që dinë të bëjnë gjithçka: aktor, regjisor, reper dhe aktivist.
Anabelmagazine