“Kush është më pa punë?”, Sara Hoxha ka një pyetje për ata që e gjykojnë
Reperi i njohur, Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha janë ndër çiftet më të pëlqyera nga publiku.
Krahas angazhimeve, ata janë mjaft aktiv në rrjetet sociale, sidomos Sara e cila ndan me ndjekësit e saj momente të ndryshme nga përditshmëria, ku nuk mungojnë ato me vajzën e tyre, Poem Blu.
Së fundmi, Sara përmes një “InstaStory” ka pyetur fansat se kush është me pa punë, referuar atyre që e gjykojnë.
“Kush është më pa punë? Unë që rri gjithë diten dhe bëjë vetëm Tik-Tok apo njerëzit që më komentojnë mua që rri gjithë ditën dhe bëjë TIK-TOKA”, ka shkruar ajo përmbi foto.
Kujtojmë që Sara së fundmi ka hapur një linjë kozmentike të produkteve të make up, që mbajnë emrin e saj./abcnews.al