Kush është Fred de Palma i dashuri i ri i Jorit Dellit

Si surprizë për shumë ndjekës, sidomos pasi kishte deklaruar se ishte beqare, Jori Delli zbuloi së fundmi lidhjen me reperin italian Fred De Palma. Ky i fundit tha në një koncert se e dashura e tij është shqiptare dhe modelja shpërndau videon në Instagram.

Nga ai moment, çifti është shfaqur shpesh bashkë, me foto e video të ndryshme. Por, kush është partneri i ri i Jori Dellit?

Emri i tij i vërtetë është Federico Palana. Ai ka lindur në Torino, 3 nëntor 1989, dhe është 33 vjeç. Fred është një reper dhe tekstshkrues italian.

Në vitin 2010 ai bashkëpunoi me Dirty C, duke krijuar grupin Royal Rhymes. Por, gjatë vitit 2012, Fred De Palma filloi një karrierë solo, duke regjistruar albumin e tij të parë “FDP” të publikuar më 6 nëntor të të njëjtit vit. Ai ka qenë aktiv me muzikë të re e koncerte të shumta, duke u kthyer në një prej reperëve më të dashur në vendin fqinj.

Ashtu si shumë personazhe publike, edhe Fred e ka mbajtur jetën private larg syrit të mediave. Lidhja e tij e fundit ishte ajo me Beatrice Vendramin, një aktore e re italiane. Ata u njohën në 2019 dhe lidhja e tyre përfundoi në gusht 2022. Çifti u përfol shpesh gjatë romancës për kriza dhe afera tradhtie nga të dyja palët. Ndër të tjera, ata kishin 11 vite diferencë.

Muajt e fundit, reperi është përfolur për një lidhje me këngëtaren dhe aktoren spanjolle Ana Mena, pasi të dy sollën një bashkëpunim që refektoi te fansat shumë kimi. Dyshja njiheshin dhe kishin bashkëpunuar prej vitesh. Por, ndryshe nga herët e tjera, këtë vit ishin të dy beqarë. Ndaj në mendjen e fansave u krijuan skenare për një lidhje mes tyre. Por, pavarësisht kimisë, afrimitetit dhe dëshirës së fansave, dy artistët nuk e konfirmuan kurrë një marrëdhënie romantike mes tyre.

Lapsi.al