Kush është e dashura e re e Fedez?

Reperi duket se ka lënë pas krahve historinë 10-vjecare të dashurisë me Chiara Ferragni dhe ka nisur një romancë të re. Ndërsa merrte pjesë në Çmimin e Madh të Monakos, Fedez u pa në shoqërinë e një bionde misterioze.

Reperi është fotografuar duke ecur dorë për dore me vajzën, të silën më pas e ka publikuar edhe në rrjetin e tij social Instagram.

Sipas faqes Very Inutil People, ata janë takuar për herë të parë në mars në Courchevel, pastaj Paris, Miami, Coachella dhe tani në Monte Carlo.

Po kush është Garance Authié, e dashura e re e Fedez?

E lindur në vitin 2004 (po, e kemi shkruar saktë, është 20 vjeçe), Garance Authié është një modele franceze bionde me sy blu, aktualisht ka më shumë se 17 mijë ndjekës në TikTok dhe 5 mijë në Instagram.

E përfaqësuar nga agjencitë e modës si në Francë ashtu edhe në Spanjë, ajo ka qenë protagoniste e disa fushatave reklamuese për markat e famshme, ka qenë e pranishme në pasarelë në Javën e Modës në Paris dhe gjithashtu ka marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë 2024.

Edhe pse e filloi karrierën e saj në një moshë shumë të re, me fotosesionin e saj të parë kur nuk ishte as 10 vjeç, Garance Authié nuk i la kurrë mënjanë studimet.

bordo.al