Kush është arsyeja që Luiz Ejlli mendon të largohet nga shtëpia e “BBV”?!

Spektakli më i ndjekur në Shqipëri momentalisht është Big Brother Albania Vip. Ky show televiziv zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ai është krijuar posaërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues.

Një nga protafonistët e këtij sezoni padiskutim që ka qenë edhe Luiz Ejlli. Shumë i komentuar nga banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Luizi ka bërë debate të ndryshme me personazhet e tjerë si Olta dhe Tea, të cilat kanë qenë edhe me të shumta ditët e fundit. Duket se ai e njeh mirë lojën dhe ka strategji për të sulmuar kundërshtarët e tij. Megjithatë, së fundmi ai ka vlerësuar edhe suksesin e një strategjie më të heshtur, ndoshta duke ‘thumbuar’ një tjetër banor brenda shtëpisë së “BBV”.

Së fundmi, ai ka suprizuar me deklaratën e tij teksa bisedonte në orët e para të mëngjesit me Kiarën. Ata diskutuan:

Luiz: Unë jam ky që jam. E njoh veten. Nuk mund të luftojë dot kaq gjatë.

Kiara: Pse kaq shpejt dorëzohesh ti?

Luiz: Nuk jam i dorëzuar, por i kam të gjithë kundër.

Kiara: Vetë e bëre situatën kështu.

Luiz: Po mos ta bëja nuk do ta dija, nuk do ta kisha kuptuar.

Kiara: Vazhdoje. Mos ta dëgjoj këtë!

Top Albania Radio