Kush është 39-vjeçari shqiptar që vdiq pas shpërthimit të fabrikës në Greqi, baba i tre fëmijëve

Shqiptari që humbi jetën pas një shpërthimi të fortë në një fabrikë peshku në Greqi, është baba i tre fëmijëve. Mediat greke shkruajnë se 39-vjeçari, Gerasimos Fatouros kishte tre fëmijë të moshës, 10, 6 dhe 5 vjeç. Banorë të zonës së Mytikas, janë të shokuar nga ngjarja e rëndë.

Ndërkohë tragjedia thellohet edhe më shumë pasi bashkëshortja e 39-vjeçarit, 37-vjeçarja vite më parë kishte humbur dy motra në një aksident automobilistik, ndërsa tani ajo po përballet me këtë humbje.

Sakaq ende nuk dihen shkaqet në të cilat ka ndodhur shpërthimi, teksa dy punëtorët që humbën jetën shqiptari dhe një grek ishin duke u marrë me lidhjet elektrike.

Sipas mediave greke trupi u 39-vjeçarit është gjetur i prerë në dysh. Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash, dhe shkak dyshohet të jetë bërë shpërthimi i një bombole gazi.