Kush eliminοhet këtë javë mes Luizit, Efit, Xhonit dhe pse pikërisht Xhoni
Xhonatan është i sigurt që është eliminimi i radhës, të paktën sipas ndjesisë së përftohet nga publiku.
Ai e ka përdorur biletën e kthimit dhe kësa radhe e sigurt është që po doli nuk do të ketë një rikthim.
Xhoni nuk mbërriti të integrohet brenda shtëpisë dhe as të krijojë një lloj individualiteti pasi u bë shumë shpejt pjesë e “grupit” të Oltës.
Ai mori edhe një nominim direkt nga Vëllai i Madh pasi i dha informacione nga jashtë Oltës.
Në një bisedë së fundmi me Amosin, Dea Mishel dhe Oltën, ai dukej se e kishte të qartë që nuk ka shans përballë Luizit dhe Efit.
Dhe është e drejtë kështu pasi Xhoni nuk mundi të luajë një rol brenda shtëpisë së Big Brother. Megjithatë gjithçka mund të ndodhë, presim të Shtunën.