Kush e pa? Tezja e Mateos hedh DYSHIME: Çalamani s’ishte vetëm, dikush e ndihmoi
Tezja e 8-vjeçarit të vrarë në mënyrë makabre nga 38-vjeçari Klodian Çalamani, në emisionin ‘Me Zemër të Hapur’, kërkoi që të vendoset drejtësi. “Kush e pa Meteon që shkoi bleu bukën!”, tezja e 8-vjeçarit që u vra në mënyrë makabre hedh hije të forta dyshimi: Çalamani nuk ishte vetëm, të bëhet ekspertiza!
“Po i lajmë faqet me lot. Po dëgjoj shumë gjëra në media. Kush e pa Meteon që shkoi bleu bukën, kush e dëgjoi Mateon duke i thënë përse ma ngacmon mamin? Nga dolën të gjitha këto. Po pikëllohemi akoma më shumë. Ekspertiza të kryhet, t’u merret edhe fija e flokut”, është shprehur ajo.
Ka qenë një grua në moshën e mamasë tënde?
Ju thoni që Çalamani nuk ka qenë i vetëm? Kush është personi që mund ta ketë shtyrë, është brenda familjes së motrës?
Adriana: Patjetër që brenda do të jetë.
Keni ndonjë dyshim?
Adriana: Nuk di të them me detaje se kush është, por duhet të merret ekspertizë dhe ajo të varet Me kanë informuar që motra mbrëmë ka qenë në polici, por nuk e di për çfarë. Duhet të dalë e drejta sepse do dëgjoj shumë gjëra në media. Çfarë janë të gjitha këto…Kush ishte prezent, kush i nxori këto fjalë?
Marrë nga BalkanWeb