Kush e “fitoi” këtë Halloween? Modelja e famshme merr vëmendjen e të gjithëve me kostumin e saj
Halloween mbaroi dhe të gjithë kemi parë në rrjetet sociale qindra kostume të bukur, seksi ose të frikshëm. Por me sa duket është një kostum që i frikësoi e njëkohësisht u mbeti të gjithëve në mendje. Bëhet fjalë për Heidi Klum, e cila zgjodhi të vishej si një krimb i kuq me shirita për festën në Sake No Hana në Nju Jork.
Pamjet spektakolare të supermodeles gjermane patën një konkurrencë të fortë këtë vit, por të gjithë komentuesit “bien dakord” se ajo e “fitoi” këtë Halloween. Vajza e saj 18-vjeçare Leni Klum solli gjithashtu shfaqi fizikun e saj të hollë me një kostum të zi latex Catwoman.
Heidi hoqi kostumin e saj të trashë brenda festës dhe kishte veshur poshtë një fustan të mrekullueshëm të tejdukshëm dhe çizme kafe, megjithatë ajo e mbajti maskën e saj të fytyrës.