Kush e bën më bukur sparkaten, Klaudia Pepa apo Alba Hoxha?

Dy balerinat, Klaudia Pepa dhe Alba Hoxha, kanë zgjedhur një stil fotoje te përbashkët, disi më seksi dhe provokative. Klaudia Pepa dhe Alba Hoxha brenda pak orëve kanë publikuar në Instagram foto me të njëjtën pozë, atë të spërkatës.

Tek fotoja e publikuar nga Klaudia vihet re simetria e pozës, ndërkohë që në fotografinë e Albës bie në sy që ka përthyer këmbën e majtë, një lëvizje që duket e vështirë.

Dihet se te dyja kanë qenë kolege të mira nën trupën e Baletit Albi Nako dhe ne distancë e kanë ruajtur etikën, megjithëse jeta e ka sjellë që bashkë të ndajnë shumë. Dhe megjithëse të dyja janë pa diskutim te afta në streching, gjithkush ka mendimin e tij, se sparkata e kujt është më interesante ajo e Albës apo ajo e Klaudias…