Kush artist e riktheu Rozana Radin këtë vit në ‘Kënga Magjike’?

Pas 1 viti mungesë, Rozana Radi ka zgjedhur të rikthehet në kompeticionin e përvitshëm ‘Kënga Magjike 2019’ si tekstshkruese. Artistja ka zbuluar me anë të një postimi në ‘Instagram’ se ka krijuar një tekst mjaft të ndjerë për Marsela Çibukaj, e cila do të jetë këtë vit pjesë e festivalit.

Rozana-2

“Jam shumë, por shumë e lumtur që një këngëtare me një karakter shumë të fortë artistik si Marsela Çibukaj me rikthehu pas 1 viti pauzë si autore tekstesh në ‘Kënga Magjike’. A mundet një kompozitor a një tekstshkrues të refuzojë një zë si Marsela? E dua shumë këtë artiste dhe më besoni që i kam dhënë shpirtin në këtë këngë”, ka shkruar Rozana bashkangjitur postimit më të fundit në rrjetet sociale.

Rozana-3

“Ndonjëherë në dashuri është më mirë të ndahesh se sa të mos ishe njohur kurrë”, ka shtuar gjithashtu Radi në foton e Marselës, duke zbuluar në një mënyrë fabulën e tekstit që ka shkruar. Ndonëse kurioziteti i ndjekësve për krijimet e Rozanës është tepër i madh, të gjithëve do i duhet të presin për momentin kur Marsela do ta prezantojë këngën në ‘Kënga Magjike 2019’./revistawho.com