Kurti dhe Osmani urojnë Dua Lipën për çmimin e Grammy: E përgëzojmë, është frymëzim për të rinjtë dhe po na bën krenare
Kurti me anë të një postimi në Twitter ka shkruar se Lipa është një frymëzim për të të gjithë dhe se me talentin e saj ka mahnitur botën.
Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanin kanë uruar këngëtaren Dua Lipa për fitoren e çmimit Grammy. Kurti me anë të një postimi në Twitter ka shkruar se Lipa është një frymëzim për të të gjithë dhe se me talentin e saj ka mahnitur botën.
“E përgëzoj Dua Lipën për fitimin e Grammy për Best Pop Vocal Album. Me punën e saj, talentin e saj dhe shpirtin e saj ajo ka mahnitur botën dhe është lëvduar nga kombi i saj. Ajo është një frymëzim për të rinjtë tanë dhe një ambasadore për vendin tonë”, ka shkruar Kurti.
Ndërsa nga ana tjetër, Osmani në Instagram ka shkruar se Dua po i bënë çdo ditë e më shumë krenare dhe se duhet të vazhdojë të shkëlqejë.
“Urime për yllin tonë Dua Lipa në ‘Grammy-n’ e saj për albumin më të mirë në zhanrin pop. Ju nuk jeni vetëm një frymëzim për vajzat dhe gratë në Kosovë, por edhe në të gjithë botën. Ti po na bën çdo ditë e më shumë krenarë. Vazhdo të shkëlqesh”, ka shkruar Osmani.
Dua Lipa fitoi Grammy Awards para dy ditësh, me albumin më të mirë vokal në pop. Albumi i Lipës, ‘Future Nostalgia’, mundi Lady Gaga, Taylor Swift, Harry Styles dhe Justin Bieber.
(I.A/dosja.al)