‘Kurrë mos thuaj kurrë’: Ribashkim i Al Pacino-s me ish-të dashurën?

Al Pacino së fundmi u takua me ish-partneren, me të cilën në të kaluarën, donte të martohej.

‘Kurrë mos thuaj kurrë’: Ribashkim i Al Pacino-s me

Aktori, 82 vjeç dhe Lucila Solá, 46 vjeç, mesa duket mbeten miq të mirë 7 vite pas ndarjes së tyre.

Lucila, mamaja e modeles Camila Morrone dhe ylli i Hollywood, Al Pacino, ishin së bashku për 4 vite. Megjithatë, gjithnjë ka patur zëra se dyshja kishin planifikuar martesën ose se “një ditë do të ribashkohen njëherë e përgjithmonë”.

Në fakt, aktori nuk e ka përjashtuar ndonjëherë idenë se mund të martohet. Fituesi i Oscar në një intervistë ka thënë:

“Unë kurrë nuk them kurrë. Është e mundur”, për martesën.

Ndonëse të mbeteni miq pas një lidhjeje të gjatë duket si e pamundur, dyshja na provojnë pikërisht të kundërtën.

Vetëm nëse….ata janë rikthyer përsëri dhe ne nuk dimë gjë ende 🙂

Anablmagazine