”Kurrë mos i buzëqesh një krokodili”/ E frikshme! Teksa po xhironte, gazetarja sulmohet nga zvarraniku, reagimi i saj nuk duhet humbur
Teksa po xhironte në një kopsht zoologjik në Australi, gazetarja Zarisha Bradley është sulmuar nga një krokodil.
Gazetarja e “Nine News” Zarisha Bradley është përballur me një sulm fizik nga një krokodil që ndodhej në një kopësht zoologjik.
Gazetarja po raportonte në kopshtin që ndodhej në Darwin në Australi dhe në një moment i afrohet një rezervuari të improvizuar aty ku ndodhej krokodili.
Krokodili i quajtur Bonercruncher iu afrua duke tentuar ta kafshojë mirëpo për fatin e saj të mirë, gazetarja arriti ti largohej duke i shpëtuar sulmit që mund të përfundonte me pasoja tragjike.
“Oh zot i madh, kurrë mos i buzëqesh një krokodili. Nuk mendoj se kam reaguar aq me shpejtësi në jetën time. Jam mirë. E pranoj u tremba shumë, por në fund bëmë një histori të shkëlqyeshme me Bonercruncher”, u shpreh gazetarja për ngjarjen e frikshme.
Kujtojmë se raste të tilla kanë ndodhur dhe në vendin tonë, i fundit ishte rasti kur qeni kafshoi në krah gazetaren shqiptare që fatmirësisht nuk rezultoi rast tragjik.
(A.B)/Dosja.al