Kurorëzimi i Princ Leka II me Elia Zaharian; tablloja e rrallë e dasmës mbretërore brenda darkës private në Tiranë

Zonja me veshje me ngjyra dhe zotërinj me kostum e kravatë, parakaluan në tapetin e kuq të Pallatit të Brigadave në Tiranë, në ceremoninë tradicionale të mbrëmjes sot (e shtunë) gjatë kurorëzimit të Princ Leka II me artisten Elia Zaharia. Dasma e veçantë e organizuar sipas protokollit të Oborrit Mbretëror ka rrëmbyer edhe vëmendjen e mediave botërore për praninë e “gjakut blu” nga e gjithë bota, plot 70 familje të famshme mbretërore. Në tapetin e kuq parakaluan mjaft personazhe publikë shqiptarë, të cilët ranë në sy për veshjet e veçanta duke respektuar kodin e veshjes për këtë ceremoni tradicionale. Dashuria e çiftit, që fillimet i ka në vitin 2008, u kurorëzua sot më 8 tetor në ditëlindjen e Mbretit Zog.