Kur vitet mbeten numra, Fiori Dardha habit me moshën e saj

Fiori Dardha ka shumë vite që është prezente në ekran si moderatore me formate të ndryshme. E kemi parë të rritet në televizion dhe pavarësisht se koha kalon duket se tek Fiori nuk ka pasur shumë efekt. Ditën e sotme moderatorja dhe autorja e emisionit investigativ ‘Boom’ feston ditëlindjen dhe ka treguar publikisht moshën e saj.

Fiori-Dardha-2

Sot Fiori bën 39 vjeçe dhe të gjithë e kanë pasur të vështirë për ta besuar. Megjithëse po shkon drejt të 40-ave, moderatorja duket 10 vite më e re se mosha e saj reale. Kjo ndoshta vjen prej faktit se Fiori është treguar gjithmonë shumë e kujdesshme ndaj pamjes së saj, aq më tepër që është edhe figurë televizive. Kujtojmë se një ditë më parë Fiori festoi edhe 2-vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj, Donard, shkruan Who.