“Kur u njohëm ishim të vegjël”- Me këtë foto të ëmbël, Stresi i thotë të gjitha për marrëdhënien me Kejsin: Këta se dinë që…
Lidhja e dashurisë mes Stresit dhe Kejsit ishte kthyer në një telenovelë. Çifti janë përfolur disa herë për ndarje dhe ribashkime, por duket se gjithmonë i kalojnë sfidat dhe rikthehen në krahët e njëri-tjetrit.
Këtë e ka treguar vetë reperi teksa publikoi një foto duke folur në kamera me bashkëshorten e tij, ku të duken si fëmijë për shkak të një efekti që kanë përdorur.
Ai shkruan se janë njohur të vegjël dhe kanë kaluar shumë sfida, si edhe janë përballur me njerëz të ligë, por në fund nuk ia kanë dal që t’i ndajnë dot.
“Kur u njohëm ishim të vegjël, kaluam sfida kaluam çdo gjë, kaluam njerëz të lig, kundërshtarë por në fund këta se dinë që jemi shokë të ngushtë!”– shkroi Stresi.
Reperi dhe partnerja e tij por e përjetojnë lidhjen e dashurisë në distancë. Stresi ndodhet në Shqipëri, ndërsa Kejsi qëndron në Kanada.
Gjatë një interviste në “Ftesë në 5”, reperi i hodhi poshtë të gjitha thashethemet për një prishje të marrëdhënies mes tyre, duke thënë se kurrë nuk është ndarë nga partnerja e tij.
Për më tepër, zbuloi se kanë pasur në plan edhe dasmën, por pandemia u prishi planet.
“Kurrë nuk jemi ndarë. Kemi pasur në plan edhe dasmën, por pandemia na i prishi planet dhe tani na i kanë ndaluar edhe me dasht. Rëndësi ka që jemi bashkë më të fortë se kurrë.
Nga eksperienca ime arrita në përfundimin se është shumë e vështirë që të gjesh një vajzë si Keisi. Unë gjyshin e kam 92 vjeç dhe e pyes një ditë: ‘Si është puna e kësaj gruas?’. Dhe më tha: ‘Dëgjo, është fat. Nuk ka përshkrim tjetër.’ Edhe unë kam fat shumë të madh,”– u shpreh ai.
/Panoramaplus.al