Kur të qenurit një yll ‘nuk të pi ujë’, Zendaya-s i ndalohet hyrja në restorantin luksoz për shkak të veshjes!

Zendaya pësoi një moment të sikletshëm në Romë gjatë fundjavës së kaluar, pasi asaj iu ndalua hyrja në një restorant luksoz për shkak të kodit të rreptë të veshjes. Aktorja 26 vjeçare, e cila kishte veshur një bluzë të zezë të shkurtër dhe pantallona ngjyrë bezhë, u përpoq të darkonte në “Terrazza Borromini” të qytetit italian, gjë që kërkon një veshje të stilit ‘smart casual’ për të ftuarit.

Megjithatë, ylli, e cila kishte bërë tashmë një rezervim, u largua nga restoranti për shkak të veshjes së saj, sipas mediave të huaja. Zendaya u fotografua nga paparacët duke bërë një bisedë me stafin e restorantit. Ajo dhe shoqëruesit e saj përfunduan duke darkuar në një piceri aty pranë pas incidentit.

Rikujtojmë se, pasi shërbeu si ambasadore e Valentinos që nga viti 2020, Zendaya zbulon një bashkëpunim të ri me një nga emrat më ikonë të modës. Aktorja 26-vjeçare është bërë fytyra e re e Louis Vuitton, e cila e përjetëson në një fushatë reklamuese që ka në fokus çantën e përjetshme Capucines. Pasi mori pjesë në rreshtin e parë në shfaqjen vjeshtë-dimër 2023 të shtëpisë franceze të modës në Paris, Zendaya konfirmohet si ambasadore e shtëpisë së Louis Vuitton.

Top Albania Radio