“Kur të martohem do ta them”, Era Rusi flet për jetën private!
Këngëtarja e njohur Era Rusi ka qenë e ftuar së fundmi në programin e përjavshëm “Jo vetëm modë”, ku nuk ka mundur t’u shmanget e pyetjeve nga jeta private.
Ajo tha se nuk i pëlqen të flasë për jetën private pasi nëse e bën këtë gjë mediat do të merren gjatë me këtë pjesë, duke mos e mohuar faktin se është me dikë. “Nëse e nis ta bësh atë gjë pastaj media nuk do dijë të ndalet kështu që jam munduar që gjithmonë ta mbaj jetën time personale sa më larg kamerave, edhe për ta ruajtur”.
Ndërkohë me tej këngëtarja shtoi se në momentin që ajo do të martohet do ta ndajë më publikun, madje publikisht tha se do ta ftojë në dasmë moderatoren.
Pjesë nga intervista:
Orinda Huta: Për sa i përket jetës personale, kemi ndonjë të re Era?
Era Rusi: Mirë, faleminderit.
Orinda Huta: Nuk të pëlqen të flasësh për jetën personale?
Era Rusi: Nuk më pëlqen të flas sepse…
Orinda Huta: S’ke asnjë gjë konkrete?
Era Rusi: Jo, mendoj që nëse e nis ta bësh atë gjë pastaj media nuk do dijë të ndalet kështu që jam munduar që gjithmonë ta mbaj jetën time personale sa më larg kamerave, edhe për ta ruajtur. Natyrisht që do vijë një moment kur do ta ndaj edhe unë se nuk është se fshihem, por kur të martohem do ta them, do të të ftoj.
Orinda Huta: Do e marrim vesh domethënë?
Era Rusi: Do e merrni vesh. Nuk do martohem në fshehtësi, kjo është e sigurt.
Bordo